Enca e bëri për ujë të ftohtë, reagon Rosela Gjylbegu (FOTO) – AlpeGossip
Enca e bëri për ujë të ftohtë, reagon Rosela Gjylbegu (FOTO)

Enca e bëri për ujë të ftohtë, reagon Rosela Gjylbegu (FOTO)

Dy ditë më parë ndodhi një sherr viral mes dy këngëtareve të njohura shqiptare, Encës dhe Rosela Gjylbegut. Kjo e fundut e ftuar në ëmisinin “Shikoni kush luan” u pyet se me kë këngëtare nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim, ndërsa Rosela u përgjigj “Enca”.

Kaq mjaftoi më pas dhe Enca reagoi ashpër në mediat sociale duke e ofenduar rëndë Roselën. Ajo e quajti ‘gjyshe’ dhe në një video live foli me ironi. Ndërsa pas kësaj ka reaguar Rosela. Ndonëse këngëtarja nuk ka folur me emra postimet e saj të fundit hedhin dyshime se janë në adresë të Encës.

“Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetevetja”, ka shkruar Rosela në një postim në Facebook, që duket se shigjeton në këtë mes Encën.