Kur vajza i beson fotot mamit/ Albërije Hadërgjonaj fotografja më e mirë e së bijës – AlpeGossip
Kur vajza i beson fotot mamit/ Albërije Hadërgjonaj fotografja më e mirë e së bijës

Kur vajza i beson fotot mamit/ Albërije Hadërgjonaj fotografja më e mirë e së bijës

Albërije Hadërgjonaj e ka treguar gjithmonë se me vajzat e saj ka një marrëdhënie për t’u admiruar. Për Albërijen, Agnesa dhe Anxhelina nuk janë vetëm vajza por edhe mikeshat e saj më të mira. Ato shpesh ndajnë në rrjetet sociale momente të veçanta që kalojnë në prani të njëra-tjetrës dhe me postimet e fundit, Albërija ka treguar se është fotografja më e mirë e së bijës.

Pak ditë më parë Anxhelina publikoi një foto ku shfaqej me bikini mjaft tërheqëse dhe dukej sikur ajo pozë ishte shkrepur nga ndonjë fotograf shumë i njohur. Por ishte e ëma ajo e cila e ka bërë të duket mjaft e bukur. Albërija ka publikuar setin e plotë të fotove në ‘Instastory’ dhe tregon se ka qenë ajo duararta.

Duhet thënë se në çdo dalje të saj Anxhelina duket shumë bukur, por nga duart e Albërijes shkëlqen edhe më tepër.