HARROJINI XHINSET E NGUSHTA/ Këto janë modelet më me stil të kohës (FOTO) – AlpeGossip
HARROJINI XHINSET E NGUSHTA/ Këto janë modelet më me stil të kohës (FOTO)

HARROJINI XHINSET E NGUSHTA/ Këto janë modelet më me stil të kohës (FOTO)

Stili i xhinseve tashmë ka ndryshuar nga ato të ngushta pas trupit, në xhinset e gjera më voluminoze dhe sigurisht më komode. Ky revolucion, i cili nuk do të mbështetet më në shfaqjen e linjave, tashmë mund të na lejojë ne femrave të përdorim edhe xhinset e të dashurit. Më poshtë mund të shihni stilet e xhinseve më të preferuara të kohës.

Xhinset e të dashurit

Të lirshme, të bollshme dhe super të gjata, xhinset e të dashurit mund të jenë antiteza e xhinseve pas trupit (të ngushta).

gallery-1476792431-boyfirend-slim

Xhinset jo simetrike

Kur Vetements vendosi të marrë dy palë xhinse Levis të cilësisë së mirë, t’i shqepë ato dhe t’i qepë sërish së bashku për të formuar një model unik jo simetrik, rezultoi një fenomen.

gallery-1476791879-deconstructed

Xhinset e mamit

Këto xhinse karakterizohen nga një prehër i lartë, të gjata deri mbi kyçin e këmbës dhe të trasha. Ato kanë huazuar tendencat e viteve ’80-’90.

gallery-1476793809-mom-jeans

Xhinset e prera

Xhinset që janë mbi kyçin e këmbës por që vijnë të gjera në pjesën fundore.

gallery-1476794072-cropped-kickflare

Xhinset e modifikuara

Gucci ofron xhinse me qëndisje dhe tematikën e faunës, lule, ngjyra në të gjitha stilet e ndryshme, ndërsa Levis ofron opsionet e personalizimit ku ju mund të shtoni qëndisje sipas porosisë. Imagjinoni sikur të jeni të vetmit që keni një palë xhinse të tilla.

gallery-1476794253-customised