NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË PARË? Tayna zbulon detaje të reja për projektin muzikor – AlpeGossip
NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË PARË? Tayna zbulon detaje të reja për projektin muzikor

NË PËRGATITJE TË ALBUMIT TË PARË? Tayna zbulon detaje të reja për projektin muzikor

Pothuajse çdo këngë të saj, Tayna e ka shkruar vetë dhe ky ka qenë një plus i madh për të për rrugëtimin në muzikë. Reperja është vlerësuar shumë për performancat e saj në skenë, por edhe aftësinë në shkrimin e teksteve, diçka që duhet t’ju vijë natyrshëm të gjithë artistëve të zhanrit të saj.

Artistja numëron me mijëra fansat me të cilët ndan shpeshherë momente nga përditshmëria dhe jeta e saj profesionale.

Së fundmi Tayna ka realizuar një pyetësor me fansat e saj përmes llogarisë në Instagram.

E pyetur për albumin të cilin ka kohë që e ka paralajmëruar, reperja është shprehur se është duke punuar prej kohësh në realizmin e tij dhe se shumë shpejt do të publikojë disa këngë të reja.

“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë Tayna.

Më herët, artisjta ju ka dhënë një këshillë shumë të vyer të gjithë artistëve të rinj.

“Nuk mund ta kuptoj qetësinë, lumturinë, adrenalinën dhe çdo emocion që ndjej sa herë krijoj një këngë të re (veçanërisht kur rrjedh kreativiteti dhe më pëlqen se si po shkon(. Ndonjëherë dëgjoj këngët që bëj dhe mendoj ‘Si e realizova këtë tekst?’. Vjen shumë natyrshëm, pa u sforcuar dhe jam mirënjohëse për këtë dhuratë nga universi, sepse është me të vërtetë magjike. Për këtë arsye i respektoj njerëzit që bëjnë vetë këngët e tyre jo vetëm i performojnë.
Dhe për gjithë të rinjtë, mos nxitoni pas famës ose fuqisë apo çfarëdo, thjesht bëni çfarë doni të bëni dhe çdo gjë tjetër do të shkojë në vend”, shkruan Tayna në disa postime.