I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Getoar Selimi ka folur për herë të parë mbi përçarjen e grupit Babastars, lajm që ishte kryefjala e mediave pak muaj më parë. Geti u shpreh se jo të gjithë e ndjejnë veten pjesë të grupit dhe janë larguar në bazë të afatit në kontratë
I pyetur për Cozmanin dhe deklaratën e tij pas ndarjes ku shpertheu në të shara ndaj grupit, Geti u shpreh se nuk merret me zënka të tilla “kalamajsh”.
“Ka njerëz që kanë pakënaqësi gjithmonë dhe i shfaqin pakënaqësitë. Unë nuk kam dal të flas sepse s’kam pas për çfarë të flisja. Unë të gjitha gjërat i kam dëgjuar nga njerëzit. Asnjë gjë nuk kam qenë i interesuar, as për t’i parë.
Unë nuk merrem me këto gjëra, unë kam qenë i përqëndruar në punë. Nuk dua të merrem fare me pakënaqësitë e dikujt, si kalamajtë. Pse do zihem unë si kalamajtë? Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merrem me kalamanlliqe”, u shpreh Geti.