Pak ditë më parë Getoar Selimi publikoi këngën e tij më të re me titull “Amante” ku protagoniste në videoklip ishte balerina shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa e cila i la të gjithë gojëhapur me lëvizjet.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Geti ka treguar se Klaudia ka bërë njësakrificë të madhe për videoklipin duke kërcyer mbi 8 orë.
“Unë nuk doja të dilja fare në videoklip por më pas vendosa të dilja pak para mbarimit. Ishte eksperiencë shumë e mirë të shihje një profesioniste që e mbaroi punën. Klaudia ishte shumë profesioniste, më ka pëlqyer shumë. E ka bërë punën shumë mirë sepse ka kërcyer mbi 7 ose 8 orë. Ideja për ta marrë Klaudian në videoklip ka qenë e Marinës”, u shpreh Geti.