SI I KA INICIALET AI QË DO? Pas pyetjes së Luanës ,gazetari bën reagimin epik (VIDEO) – AlpeGossip
SI I KA INICIALET AI QË DO? Pas pyetjes së Luanës ,gazetari bën reagimin epik (VIDEO)

SI I KA INICIALET AI QË DO? Pas pyetjes së Luanës ,gazetari bën reagimin epik (VIDEO)

Në fund të rubrikës “Shiko kush përgjigjet” në “Shiko kush luan,” Ervin Kurti dhe Lei Kraja u dhanë nga një mesazh atyre që po i ndiqnin. “Ju dua, por ma ktheni dashurinë mbrapsh”, tha Ervin Kurti, një deklaratë që me pafajësi, menduam se u drejtohej teleshikuesve. Luana s’mendoi kështu. “Të dua shumë, por më kthe dashurinë?” pyeti ajo. “Ç’janë këto deklarata në ajër? Si i ka inicialet ai?”

Në momentin që kuptoi ngatërresën, qeshi dhe bërtiti një “Ajo! Më fal!” Luana mbuloi fytyrën me skaletë, por Ervini, në mes të qeshurash, e nxorri nga situata.

“Nuk ka rëndësi, dashuria është universale,” tha ai dhe “ashtu është’, iu përgjigj Luana.
Kur u kthye nga Lei Kraja, e cila gjithashtu i tha “ju dua” ndjekësve, Luana rregulloi pyetjen. “Lei kujt i the ‘love you’, si e ka emrin ai/ajo?” Në rastin e Leit, “e dinë vetë ato.”