Alkooli parandalon shumë sëmundje të rrezikshme, zbuloni cilat janë ato – AlpeGossip
Alkooli parandalon shumë sëmundje të rrezikshme, zbuloni cilat janë ato

Alkooli parandalon shumë sëmundje të rrezikshme, zbuloni cilat janë ato

Nëse ju pëlqejnë darkat me miqtë, është momenti për të pirë një gotë. Njerëzit e moshës së mesme që konsumojnë rreth 175ml verë në ditë, janë më pak të prekur nga sëmundja e demencës.

Këtë e thotë një studim i ri. Hulumtuesit thonë se përqindja e ulët e alkoolit në trup mbron zemrën duke ulur rrezikun e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare, si psh: infarkti.

Në studimin e publikuar nga ‘British Medical Journal’, studiuesit anketuan më shumë se 9 mijë persona për 23 vite për të ekzaminuar nivelin e alkoolit, të lidhur me demencën.

Pjesëmarrësit rreth moshës 50 vjeç treguan se alkool konsumuan ndër vitet 1985-2004.

Vetëm 397 persona u diagnostikuan me sëmundjen e demencës. Shkencëtarët në Universitetin Paris-Saclay në Francë zbuluan se ata që nuk pinin alkool kanë 47% rrezik të preken nga demenca, në krahasim me ata që konsumuan 1-14 gota verë në javë.