Gjithë familja në skenë: Vajza e aktorëve të njohur shqiptarë në hapat e prindërve (FOTO) – AlpeGossip
Gjithë familja në skenë: Vajza e aktorëve të njohur shqiptarë në hapat e prindërve (FOTO)

Gjithë familja në skenë: Vajza e aktorëve të njohur shqiptarë në hapat e prindërve (FOTO)

Romir Zalla dhe Suela Bako janë çifti i njohur i aktorëve shqiptarë që njihen për disa role në filma dhe teatër.

Romiri mbahet mend për rolin e tij në spektaklin e humorit “Portokalli” me rolin e Llambit, ndërsa Suela sëfundi ka qënë protagoniste e filmit të parë horror shqiptar.

Ata shpesh janë ngjitur në skenë të dy, por këtë herë ata vijnë me një person tjetër nga familja, me vajzën e tyre Kaltrin.

 

E ftuar në “Top Show Magazine” Kaltrin ka rrëfyer eksperiencën e saj si kolege me prindërit e saj, ku Suela është regjisore dhe aktore në filmin që ata po xhirojnë.

Ky film i realizuar nga treshja e familjes së njohur do të shfaqet në kinema pas datës 25 maj, ndërsa Klatrin duket se pëlqen rrugën e artit dhe do të ecë në hapat e prindërve të saj.