Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është rikthyer me një prodhim të ri muzikor, pas një mungese të gjatë. “1000 engjuj” titullohet kënga e saj e re që u publikua 1 ditë më parë. Adelina është shfaqur në formë perfekte e veshur me të bardha. Detajet e muzikës, tekstit dhe skenografisë e bëjnë shumë të veçantë këtë klip, i cili siç tregon këngëtarja është dedikim. Adelina zbuloi me anë të një videoje të shkrurtër të djalit të saj Uliks se ‘1000 engjuj’ i dedikohet plotësisht atij.
“Kjo këngë i dedikohet engjullit tim. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi dhe kurrë nuk do të ketë”,-shkruan ajo krahas vidos ku shfaqet i vogli teksa dëgjon këngën e nënës së tij. Klipi është pëlqyer shumë dhe është mbështetur nga miq, fansa dhe kolegë të Adelinës.















![Oriola Marashi përvëluese, ”shkrin” borën me dekoltenë e saj që zbulon gjoksin bombastik! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/oriiimarashicovefotot-400x293.jpg)
