USHQIMET PAS FESTËS/ Këshilla e dietologëve: Ja si të eliminoni pasojat e abuzimit – AlpeGossip
USHQIMET PAS FESTËS/ Këshilla e dietologëve: Ja si të eliminoni pasojat e abuzimit

USHQIMET PAS FESTËS/ Këshilla e dietologëve: Ja si të eliminoni pasojat e abuzimit

Me mbarimin e festave kur dhe kemi abuzuar me ushqimin, mishin, ëmbëlsirat, por edhe me alkoolin duhet të ndalemi sado pak.

Të gjitha këto përveçse përkthehen në shtim në peshë nga ana tjetër shndërrohen në vuajte për organizmin, organet të cilit nuk ishin mësuar të përpunonin këtë sasi ushqimi të mbingarkuar me kalori.

”Organet që vuajnë janë mëlçia , zorrët”, shpjegon Albana Daka, mjeke nutricioniste.

Mjekja nutricioniste sugjeron një detoks të organizmit menjëherë këto ditë me lëngje dhe çajëra për të nxjerre jashtë toksina të akumuluar, por dhe kujdes me ushqimin.

Duhet minimalisht për një javë që mëngjesi dhe darka të dominojnë frutat smoothi dhe në dreka sallat brokoli”, shprehet ajo.

Ndërkohë një detoks më të gjatë dhe më të kontrolluara duhet të bëjnë ata që vuajnë nga kolesteroli në gjak apo mëlçia.

Ky regjim ushqimor nuk është vetëm per vajzat, të cilat më shumë e bëjnë për t’u dukur bukur estetikisht, por për të gjithë në mënyrë që të mos kemi probleme me shëndetin.