Sonte finalja, Aulona Musta: Do ta fitoj Dancing with the Stars, vetëm nëse bëhet qameti – AlpeGossip
Sonte finalja, Aulona Musta: Do ta fitoj Dancing with the Stars, vetëm nëse bëhet qameti

Sonte finalja, Aulona Musta: Do ta fitoj Dancing with the Stars, vetëm nëse bëhet qameti

Dancing with the Stars Albania 7 mbyll mbrëmjen e kësaj të premte siparin e një maratone të gjatë 12 javore.

Një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh të këtij spektakli, Aulona Musta, ishte e ftuar në emisionin “BOOM”.

Aulona Musta: Jam VIP 8, është numri im i fatit që kam dhe tatuazh.Deri tani më sjellë fat në kompeticion. Uroj të më votojnë dhe për këto pak orë që kanë mbetur.

E votuar masivisht nga publiku, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Thumb” nuk i fsheh pritshmëritë për tu bërë pronare e një apartamenti të ri.

Aulona Musta: Unë nuk do ta fitoj vetëm nëse ndodh qameti. Kur pranova ftesën e Olta Dulakut për tu rikthyer, thashë dua ta bëj sepse herën e parë e ndjeja që nuk e kisha bërë siç duhej si eksperiencë për shumë arsye. Thoja të arrij deri në finale dhe të dal mirë, të tregoj që unë vërtet di të kërcej sepse kërcimin e kam shumë pasion. Kur pashë rrugë që isha goxha mirë, juria më ka vlerësuar goxha mirë, publiku më ka mbajtur për shumë javë të renditur shumë mirë. Thashë mesa duket nuk është qëllim vetëm finalja por edhe fitorja.

Por me kë e ka rivalitetin?

Aulona Musta: Kur mora vesh konkurentët para se të fillonim, një nga emrat që spikati dhe që mbahet si personazh që kërcen mirë është Soni Malaj, është ndër të paktat këngëtare në Shqipëri që edhe këndon, edhe kërcen në të njëjtën kohë. Thashë ok. Për fat të keq në Shqipëri votohet dhe fiton personazhi. Por duke parë votimin tim jam gëzuar pa masë dhe them mesa duket dhe në Shqipëri ka drejtësi. Pjesën më të madhe të kohës kam qenë më e votuar se Soni nga publiku, për 11 javë e dokumentuar, më bën të mendoj se edhe në fund do të jetë kështu. Deri në mes të garës në finale është me votat e jurisë dhe publikut, çmimin e madh fare e jep publiku.Pritshmëritë janë do të jemi unë dhe Soni në finale. Por edhe Amosi kërcen mirë, Landi, Viktor Zhusti kërcen shumë mirë për moshën që ka, është punëtor, Kristi jep mesazhe, ka përmirësuar shumë veten. Sa kohë që janë votat e publikut mundet që shumë konkurentë nuk janë mobilizuar gjatë javëve më përpara dhe mobilizohen shumë javën e fundit fansat e tyre dhe japin shumë vota.

Raportet me Soni Malaj gazetarja i ka të hershme por tregon se gjithmonë kanë qenë marrëdhënie korrekte pa shkuar deri tek miqësia.

Aulona Musta: Me Sonin jam njohur vite përpara, kemi pasur marrëdhënie korrekte, jo miqësore. Tani kam një marrëdhënie shumë të mirë, Soni është me humor, bën batuta. Por jemi pak natyra të ndryshme, Soni është pak më e rezervuar, unë jam pak më ekspresive si natyrë. Unë nga të gjithë konkurentët kam pasur më shumë marrëdhënie me balerinët, jam me grupin e balerinëve.

Çuditërisht Soni nuk ka qenë as pjesë e “Thumb”.

Aulona Musta: E kemi ftuar shumë herë por nuk e di pse nuk ka ardhur asnjëherë në “Thumb”.

Nëse nuk fiton sonte “Dancing with the Stars”, Aulona Musta thotë se do të zhgënjehej për të gjithë impaktin që ajo dhe parneri i saj balerin Graciano kanë pasur në publik.