DIKUSH PO I NGRE “KURTH”/ Emrat e VIP-ave shqiptarë që u kthyen në “pre” mashtrimi për njerëzit. REAGIMET – AlpeGossip
DIKUSH PO I NGRE “KURTH”/ Emrat e VIP-ave shqiptarë që u kthyen në “pre” mashtrimi për njerëzit. REAGIMET

DIKUSH PO I NGRE “KURTH”/ Emrat e VIP-ave shqiptarë që u kthyen në “pre” mashtrimi për njerëzit. REAGIMET

Së fundmi në rrjetet sociale janë parë mashtrime nga më të ndryshme në ëmër të disa prej VIP-ave shqiptare.

Në rrjetet sociale janë hapur adresa “fake” në emër të tyre duke përdorur imazhin e tyre për të mashtruar njerëzit.

Persona të ndryshëm po hapin adresa në “facebook” dhe shkruajnë se do japin para disa njerëzve që komentojnë në profilin “fake”.

Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë rënë pre e këtij mashtrimi?

Duke filluar nga Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe e deri tek Rudina Magjistari.

Por këta nuk e kanë lënë me kaq ata kanë reaguar në rrjetet sociale duke i përgatitur dhe ndjekësit e tyre se e gjitha kjo është mashtrim dhe një lojë e pistë.

Alpegossip.al ju sjell disa nga reagimet e tyre.

Reagimi i Ardit Gjebreas

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”-shkruan Gjebrea.

Reagimi i Aurel Gaçes.

Vëmendje miq!

Dikush, ka marre videon time nga Facebook#FANPAGE , ka hapur kete👇👇👇👇👇 faqe me emrin tim Aurela Gaçe Live , eshte duke perdorur emrin ,nuk e kuptoj pse. Ju lutem,mos u përgjigjni në mesazhet që ju dergojnë. Faqja ime e vetme eshte e certifikuar. Ju lutem mos u mashtroni . Dikush po ben nje loje me shume emra te njohur . MOS HAPNI ASNJË MESAZH NGA KJO FAQE. MOS JEPNI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE, BANKARE. JU MARRIN ATO TE DHENA E JU VJEDHIN

Reagimi i Rudina Magjistarit.

“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Magjistari.

Por këta nuk janë të vetmit VIP-a që në emër të tyre janë bërë mashtrime në rrjet. Pak a shum të kësaj forme pre e këtyre mashtrimeve  Bora Zemani dhe Nevina Shtylla, alpegossip.al ju sjell dhe njëherë në kijtesën tuja format e mashtrimit në emër të moderatoreve.

Reagimi i Bora Zemait

Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë. E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurtë: nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni.

Reagimi i Nevina Shtyllës

“Bëni kujdes, nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes. Shpresoj mos të ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi”, shkruan Nevina