S'DO PRANONTE KURRË QË E KA GABIM/ Pesë shenjat e horoskopit që paragjykojnë më shumë në një lidhje - AlpeGossip
S’DO PRANONTE KURRË QË E KA GABIM/ Pesë shenjat e horoskopit që paragjykojnë më shumë në një lidhje

S’DO PRANONTE KURRË QË E KA GABIM/ Pesë shenjat e horoskopit që paragjykojnë më shumë në një lidhje

E dimë që jeni kuriozë të dini cilat janë shenjat e horoskopit që paragjykojnë më shumë në një lidhje, kështu që sytë në listën më poshtë!

Dashi

Me gjithë pasionin dhe energjinë që e karakterizon, kjo shenjë s’do ta pranonte kurrë që e ka gabim. Të njohur për impulsivitetin, Dashët nxitohen për të marrë vendime të mëdha, por presin që të ndiqen gjithnjë nga partnerët e tyre. Nëse i/e dashuri/a s’bie dakord s’bie dakord me ta, problemet vijnë më pas…

Binjakët

Si shenjë e njohur për dashurinë që kanë ndaj komunikimit, Binjakët duan dikë që të jetë po aq i artikuluar sa vetë ata. Kështu, lista e tyre seleksionohet dhe madje kur lidhen duan të vendosin edhe për shoqërinë e partnerit. Binjakët nuk i gjykojnë partnerët nga puna që bëjnë apo shkolla që kanë kryer, por nga rrethi social i tyre.

Peshorja

Peshoret vdesin të pijnë çaj me shoqet dhe të diskutojnë rreth jetës personale apo problemeve me partnerët. Të dhënë pas bukurisë dhe estetikës, ato e dinë mirë si duan që lidhja e tyre të duket. Nëse partneri s’i plotëson këto standarte, nuk do ngurrojnë t’ja tregojnë shoqeve këtë.

Virgjëresha

E orientuar ndaj detajeve dhe perfeksionit, Virgjëresha është një prej shenjave më paragjykuese edhe kur vjen puna tek zgjedhjet e jetës së partnerit. Ato duan të sigurohen që gjithçka po shkon sipas planit dhe njëkohësisht që partneri i tyre t’i ndjekë planet me përpikmëri. S’i kanë qejf ndryshimet e papritura, aq më tepër pa dijeninë e tyre.

Bricjapi

Bricjapët janë shumë protektivë në lidhjen e tyre. Ata shqetësohen për statusin, sigurinë që do marrin nga kjo marrëdhënie dhe mendojnë për realizimin e planeve afatgjata. Të përgjegjshëm deri në detaje, një Bricjap do ta gjykojë partnerin nga etika e tij e punës apo ambicia për të ecur para.