ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZ-IT/ Adelina Berisha në lidhje me djalin e deputetit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZ-IT/  Adelina Berisha në lidhje me djalin e deputetit shqiptar (FOTO)

ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZ-IT/ Adelina Berisha në lidhje me djalin e deputetit shqiptar (FOTO)

Këngëtarja Adelina Berisha është bërë e njohur për publikun shqiptar me këngët e saj të shumta, të cilat kthehen menjëherë në hite dhe numërojnë shumë klikime në Youtube.

Siç dihet Adelina është një ndër vajzat më seksi në showbiz-in shqiptar, mirëpo ajo gjithmonë është munduar që jetën e saj private ta mbaj larg vëmendjes së publikut.

Së fundmi është zbuluar se bukuroshja bjonde është në një lidhje me djalin e deputetit të njohur Lefter Koka. ‘Bluetooth’ ka zbuluar se Adelina dhe Arbër Koka prej disa kohësh janë të lidhur dhe shumë të dashuruar.

Nga burimet është mësuar se dyshja është njohur nga një shoqëri e përbashkët dhe që prej asaj kohe janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.