Më datat 2, 3 dhe 4 gusht do të mbahet në Prishtinë “Sunny Hill Festival”, festivali i organizuar nga babai i Dua Lipës e që mbledh këngëtarët më në zë dhe ato me famë botërore. Një nga këngëtaret që do performojë është edhe Elvana Gjata e cila ka nisur përgatitjet pasi data 2 po afron.
Elvana ka postuar sot dy video ku shfaqet duke punuar me koreografin Albi Nako dhe grupin e tij të baletit për një super performancë.
Në fund Elvana shprehet se mezi po pret festivalin duke bërë shqiponjën me duar.