“SA E PASH NDJEVA…”/ Ish-të fejuarën e Granitit e keni parë te ky serial i njohur (FOTO) – AlpeGossip
“SA E PASH NDJEVA…”/ Ish-të fejuarën e Granitit e keni parë te ky serial i njohur (FOTO)

“SA E PASH NDJEVA…”/ Ish-të fejuarën e Granitit e keni parë te ky serial i njohur (FOTO)

Një ditë më parë u zbulua ish-e dashura e Granit Canës, për të cilën ai foli shumë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai madje shprehu edhe dëshirën që ta takonte.

Ndërsa gjatë një bisede me Fifin, Graniti i tregoi gjithë historinë se si ishte njohur me të dhe arsyen pse u ndanë.

“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak. Lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën. Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë gjithë kohës”, tregoi Graniti, i cili shtoi se koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye më arsyen e ndarjes së tyre.

“Sa e pash ndjeva flutura në stomak”/ Ish-të fejuarën

Vajza në fjalë quhet Adelina dhe profesioni i saj është farmaciste. Por pavarësisht kësaj, ajo merret edhe me angazhime të tjera.

Është bërë e ditur se ish-e dashura e Granitit merret edhe me aktrim. Ajo dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur “Schengen Visa”, bashkë me emra tjerë shumë të njohur.

Ndërkohë kujtojmë se aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka folur rreth kësaj lidhje dashurie të Canës me Sheilën dhe Arditin. Ajo tha se me Granitin është njohur jashtë përmes shoqes se saj.

Madje, Arjola u shpreh se nëse tregon tmerret që vajza në fjalë ka përjetuar nga Graniti, do t’i nxirrnin në pah fytyrën e vërtetë të këtij të fundit.

“Sa e pash ndjeva flutura në stomak”/ Ish-të fejuarën

“Sa e pash ndjeva flutura në stomak”/ Ish-të fejuarën