“ISHIM TRE GOCA, NA NDOQËN ME MAKINË”/ Rozana Radi tregon pse ka hequr dorë nga koncertet (VIDEO) – AlpeGossip
“ISHIM TRE GOCA, NA NDOQËN ME MAKINË”/ Rozana Radi tregon pse ka hequr dorë nga koncertet (VIDEO)

“ISHIM TRE GOCA, NA NDOQËN ME MAKINË”/ Rozana Radi tregon pse ka hequr dorë nga koncertet (VIDEO)

Prej shumë vitesh, këngëtarja Rozana Radi nuk merr pjesë në koncerte muzikore. Arsyen e zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone” , ku rrëfeu se gjithçka erdhi pas fansave që e ndoqën me makinë një natë pas një koncerti në Vlorë.

“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.

Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, është shprehur Rozana.