U THA SE JANË NDARË/ Zerka bën lëmsh rrjetin me deklaratën për Ronelën (FOTO) – AlpeGossip
U THA SE JANË NDARË/ Zerka bën lëmsh rrjetin me deklaratën për Ronelën (FOTO)

U THA SE JANË NDARË/ Zerka bën lëmsh rrjetin me deklaratën për Ronelën (FOTO)

Prej disa ditësh në media është përfolur gjatë për ndarjen mes këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerkës. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë Zerka rrëfeu se me Ronelën  ka përfunduar çdo gjë dhe se e kishte shumë xhan.

Zerka gjithashtu nuk e ndiqte më këngëtaren në ‘Instagram’ dhe kjo gjë e përforcoi më shumë lajmin e ndarjes. Megjithatë, ditën e sotme i ftuar në emisionin “Trokit” me Ermal Peçin, Zerka ka çuditur publikun teksa ka thënë se vazhdon të jetë i lidhur me Ronelën.

“Më ka mërzitur shumë se është bërë si telenovelë”, ka rrëfyer këngëtari teksa është pyetur për ndarjen mes tyre.

“Në çfarë episodi jemi, kanë dal titrat ‘The End?’ ,e pyet Ermali.

“Jo mo akoma s’kanë dal titrat. Ke parë ti të kem nxjerr unë gjë titra. Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra, ajo është shumë e talentuar’, ka thënë ai.

“Ata janë bashkë dhe s’ka ç’ju duhet juve. Jeta vazhdon”, ka thënë Ermali ndërsa Zerka nga ana tjetër e ka pohuar.