BESOJENI OSE JO/ Seldi Qalliu ia “mbylli gojën” Robertit me përgjigjen perfekte në “DWM” (FOTO) – AlpeGossip
BESOJENI OSE JO/ Seldi Qalliu ia “mbylli gojën” Robertit me përgjigjen perfekte në “DWM” (FOTO)

BESOJENI OSE JO/ Seldi Qalliu ia “mbylli gojën” Robertit me përgjigjen perfekte në “DWM” (FOTO)

Rashel Kolaneci dhe Seldi Qalliu arrijnë të tërheqin vëmendjen e jurisë së “Dance With Me” me performancat e tyre, që shpeshherë shoqërohen edhe me shumë debate. Edhe këtë herë, anëtari i jurisë Robert Aliaj shfaqi rezerva në lidhje me zgjedhjen e këngës së Beyonce-s, duke shpjeguar se ky nuk është realiteti shqiptar dhe se ai nuk jeton në Amerikë!

E ndërsa Rasheli zgjodhi një përgjigje plot delikatesë: “Roberti është katër dekada më i madh se unë dhe unë zgjedh ta respektoj”, partneri i saj Seldi nuk ia përtoi aspak.

“Jeto në shqipëri, mos jeto në Belgjikë meqë e do kaq shumë Shqipërinë” – u shpreh Seldi, duke rrëmbyer duartrokitet e publikut.

“Futi një tallava ti!” –ia ktheu Robert Aliaj.

“Ske faj tani nuk do të bëjmë më tallava, se kjo që bën ti është tallava, muhabete koti” – iu përgjigj Seldi Qalliu.