U PËRZGJODH PËR FINALEN/ Kënga e Albërie Hadërgjonaj nuk qenka aq origjinale! – AlpeGossip
U PËRZGJODH PËR FINALEN/ Kënga e Albërie Hadërgjonaj nuk qenka aq origjinale!

U PËRZGJODH PËR FINALEN/ Kënga e Albërie Hadërgjonaj nuk qenka aq origjinale!

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj është një ndër konkurrentet e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’. Me këngën ‘Ku ta gjej dikë ta dua’, Albërija u përzgjodh si finaliste dhe sonte pritet të performojë në natën finale në Pallatin e Kongreseve.

Së fundmi moderatori i RTSH, ka kuptuar se muzika e Albërijes është e njëjtë me instrumentalen e “Above and beyond” nga Audiomachine. Ai ka publikuar në Instastoryn e tij pjesë nga të dy këngët dhe shkruan: “Tani e kuptoj unë pse më pëlqeu kaq shumë kjo këngë… sepse më ka pëlqyer që në 2004”. ‘Above and beyond’ ka shërbyer si kolonë zanore e filmit ‘Hirushja’. Mbetet të presim një sqarim nga Albërija.