“FALEMINDERIT QË NA KTHEN…”/ Dojna zgjodhi FOTOT e vjetra dhe fjalët më speciale për t’i uruar ditëlindjen motrës – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË NA KTHEN…”/ Dojna zgjodhi FOTOT e vjetra dhe fjalët më speciale për t’i uruar ditëlindjen motrës

“FALEMINDERIT QË NA KTHEN…”/ Dojna zgjodhi FOTOT e vjetra dhe fjalët më speciale për t’i uruar ditëlindjen motrës

Kush ka vajza botën ka! Po, e vërtetë! Por edhe kush ka motra ka botën!

Vajzat që kanë motra e kuptojnë më mirë këtë, pasi mamaja i ka bërë me një shoqe të ngushtë që do ta kenë përjetë aty. Lidhja e gjakut zgjat përgjithmonë, ashtu siç zgjat edhe lidhja mes dy motrave.

Edhe moderatorja Dojna Mema po gëzon sot për motrën e saj, Mikelën, e cila feston ditëlindjen.

Dojna zgjodhi fotot më të veçanta nga fëmijëria, ku dy vajzat shfaqen në moshë të vogël, si dhe i shprehu gjysmës së saj dashurinë ashtu siç vetëm një motër di.

“Gezuar diten tende diell ☀️ Faleminderit qe na kthen buzeqeshjen edhe kur te mungon vete. Faleminderit qe ke nje fjale te mire per kedo dhe zemren me te madhe se e gjithe bota. Do te jem gjithmone aty, per te te fshire lotet kur gjithçka duket gabim dhe per te qeshur si e çmendur me batutat e tua. Kudo te jesh, Dela nuk ta leshon doren @mikelamema #happybirthday ❤️”- ishin fjalët e Dojnës në postim.

FOTO