VIZITUAN STADIUMIN E RI KOMBËTAR/ Shakohoxha – Ardit Gjebreas: Do na kishe lënë pa punë… (FOTO) – AlpeGossip
VIZITUAN STADIUMIN E RI KOMBËTAR/ Shakohoxha – Ardit Gjebreas: Do na kishe lënë pa punë… (FOTO)

VIZITUAN STADIUMIN E RI KOMBËTAR/ Shakohoxha – Ardit Gjebreas: Do na kishe lënë pa punë… (FOTO)

Komentatori Dritan Shakohoxha dhe moderatori Ardit Gjebrea kanë vizituar stadiumin e ri Kombëtar që po shkon drejt finalizimit të punimeve dhe shumë shpejt pritet që të hapet.

Gjebrea dhe Shakohoxha kanë publikuar disa video ku urojnë njëri-tjetrin dhe shqiptarët për stadiumin e ri. Ndër të tjera Shakohoxha i thotë me shaka Gjebreas se sa mirë që nuk është bërë komentator sepse do ju zinte vendin e punës të gjithëve.

“Kam ardhur në stadium me komentatorin më të famshëm të “E diela shqiptare” që është Arditi. Mirë që s’u bërë komentator se do të na kishe lënë pa punë. Do jetë me të vërtetë bukur ta jetosh futbollin e këtij stadiumi, spektakolar”, shprehet Shakohoxha.

“A u fute me këmbën e djathtë?, e pyet Arditi duke qeshur.

“Te magjeps me bukurine e tij Arena kombetare. Ardit Gjebrea te ben te pendohesh qe e le futbollin para kohe”, shkruan Shakohoxha në fotot e publikuara.

“Një Stadium i jashtëzakonshëm po përfundon në Tiranë dhe jam akoma më i lumtur që emocionin e parë e ndava me Dritan Shakohoxha”, shkruan Gjebrea.

Shakohoxha tregoi gjithashtu se Arditi mbante veshur një fanellë të kombëtares shqiptare me mbiemrin e tij që në të ardhmen ta veshë edhe djali i tij Joni.