ATDHEU TRAZON UJËRAT/ Djali i ri në “Përputhen” acaron Fationin: Më dhimbset Ana… (VIDEO) – AlpeGossip
ATDHEU TRAZON UJËRAT/ Djali i ri në “Përputhen” acaron Fationin: Më dhimbset Ana… (VIDEO)

ATDHEU TRAZON UJËRAT/ Djali i ri në “Përputhen” acaron Fationin: Më dhimbset Ana… (VIDEO)

Një konkurrent i ri i është bashkuar “Përputhen”, emisionit që transmetohet në Top Channel nga e hëna në të premte. Ai quhet Atdhe, një djalë nga Kosova që ka jetuar me vite të tëra në vende të ndryshme të Evropës.

27-vjeçari tregoi se ka punuar në ndërtim, ndërsa së fundmi është rikthyer në Gjakovë dhe po menaxhon një biznes të motrës. Gjatë prezantimit të tij, Atdheu u shpreh se shumica e djemve në studio nuk kanë arritur ta trajtojnë një vajzë ashtu siç duhet.

Ai theksoi rastin e Anës dhe Fationit, duke thënë se i dhimbset Ana dhe se Fationi është llastuar, një deklaratë që acaroi këtë të fundit.

Pjesë nga biseda në studio:

Atdheu-Fationit: Ti e sheh që ajo ka krijuar një ndjenjë për ty, dhe ne meshkujt në përgjithësi pak llastohemi kur shohim që dikush ka ndjenja për ne.

Fationi: Ti tigër llastohesh kështu?

Ana: Ne meshkujt tha, e kishte në përgjithësi

Fationi: Nëse të vjen keq për Anën, ja ku e ke

Ana: Nuk është nevoja t’ia tregosh ti rrugën atij për mua. Shkoj unë tek ai. Dhe unë s’jam për të ardhur keq. Jam në top formë, s’kam nevojë për puthjet e tua.

Mevlani: Ai të tha që je për të ardhur keq, jo Fationi

Ana: Jo, në kuptimin e mirë të fjalës, po kështu është kur merrni vetëm atë që doni ju dhe e përbëni si doni ju. Dëgjojeni të gjithë fjalinë e djalit.