Dyluftime me qen dhe festa seksi! Erdoğan publikon FOTO nga Stambolli pasi “fiken dritat” – AlpeGossip
Dyluftime me qen dhe festa seksi! Erdoğan publikon FOTO nga Stambolli pasi “fiken dritat”

Dyluftime me qen dhe festa seksi! Erdoğan publikon FOTO nga Stambolli pasi “fiken dritat”

Quhet Erdoğan, por nuk ka lidhje me Presidentin turk, gazetari që ka realizuar një album fotografik me jetën e errët të Stambollit. “Njerëzit janë shtyrë drejt natës”, thotë Çağdaş Erdoğan, fotoreporteri 26-vjeçar me origjinë kurde që rrezikon të burgoset.

 

Ai u arrestua shtatorin e kaluar me akuzën se kishte qëlluar me armë drejt godinës së Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, një akuzë që siç ka mësuar më vonë, fabrikohet shpesh ndaj personave që nuk ecin “brenda binarëve”. Pak orë më vonë, faqja e tij në internet u mbyll dhe rrjetet e tij sociale u çaktivizuan.

Ai është pjesë e një grupi fotoreporterësh të pavarur, i cili përpiqet të japë një pamje tjetër të Turqisë, nga ajo që ofron media tradicionale, që gjithnjë e më shumë po bie në duart e shtetit. Edhe pse ka dalë me liri me kusht, nëse shpallet fajtor në gjyqin që pritet të mbahet në qershor, rrezikon deri në 23 vjet burg.

Megjithatë, libri i tij “Control”, me fotot e “jetës së natës” në Stamboll është publikuar tashmë dhe prej disa ditësh po ekspozohet në Paris. Shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë disa prej këtyre fotove, të realizuara në bardhë e zi, në lagjen Gazi, një prej më të varfrave të Stambollit.