PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Momenti romantik mes Amosit dhe Dea Mishel! Çfarë ndodhi në BBV – AlpeGossip
PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Momenti romantik mes Amosit dhe Dea Mishel! Çfarë ndodhi në BBV

PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Momenti romantik mes Amosit dhe Dea Mishel! Çfarë ndodhi në BBV

Dea Michelle dhe Amos Zaharia kanë shfaqur kimi mes njëri-tjetrit dhe përfliten si një nga çiftet që mund të krijohen brenda shtëpisë së BBV. Edhe pse blogerja mohon të ketë pëlqim apo ndjenja për aktorin, një romancë duket në horizont.

Ndërsa gjatë një loje të organizuar nga produksioni, ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë. Amos dhe Dea Michelle duhet një realizonin një skenë filmi dhe janë ndihmuar edhe nga banorët e tjerë.

VIDEO

Skena u realizuar në tualetin e shtëpisë, ku banorët lagnin me ujë blogeren dhe aktorin për të ndihmuar në realizimin e pjesës së filmit, ndërsa u puthën para kamerave.

Nuk dihet nëse kjo puthje ishte vetëm si pjesë e provës, apo mes tyre do të lindë dashuria.

Ndonëse Dea la pasur një lidhje 5-vjeçare dhe fundi i së cilës ka qenë i vështirë për të. Ajo ka dhënë sinjale se ende ka ndjenja për të, duke lënë një shteg të hapur edhe për rikthim.

Si i doli ish-partneri në mbrojtje

Gjatë natës së “Prime”-t në “Big Brother VIP”, një ndër banoret që reagoi ashpër pas situatës me Luizin ishte Dea Mishel, e cila u shpreh se “nuk mund të qëndronte brenda në shtëpi me një njeri i cili po vdes dita-ditës”.

dea mishel1

Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar një “zhurmë” të madhe në rrjet dhe njerëzit e kanë kryqëzuar modelen pas këtyre fjalëve. Mirëpo së fundmi, ka reaguar dhe ish-partneri i Deas, i cili i ka dalë në mbrojtje aktores. Ai tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë se “ka bërë mirë që nuk është më me Dean”, por ai shprehet se është e kundërta e kësaj ku e konsideron veten si një njëri me “fat” që e ka njohur.

dea mishel

Sipas tij, deklarata e saj është nxjerrë jashtë kontekstit dhe theksoi se Dea nuk mund ta shpërfilli një problem kaq serioz.

“Dua që t’u kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imagjinate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qëndroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton.

Dhe nëse nuk shkëputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz. Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqëse, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten.

Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshët, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të gjitha është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë”.