“E KAM PËR VETE JO PËR TË TJERËT”/ VIP-at shqiptar që e mbajnë të fshehtë partnerin (FOTO) – AlpeGossip
“E KAM PËR VETE JO PËR TË TJERËT”/ VIP-at shqiptar që e mbajnë të fshehtë partnerin (FOTO)

“E KAM PËR VETE JO PËR TË TJERËT”/ VIP-at shqiptar që e mbajnë të fshehtë partnerin (FOTO)

Kur je person i famshëm, privatësia bëhet e pamundur në shumë raste. Shkon me pushime dhe dikush të fotografon, shkon në një event dhe të gjithë sytë janë mbi ty, bën sherr dhe lajmi përhapet menjëherë. Por ka nga ata VIP-a që kanë ditur ta ruajnë mirë pjesën personale dhe ta ndajnë nga ajo profesionale. Teksa shumë personazhe të njohur kanë postuar foto me partnerin/en ose janë fotografuar në evente me ta, VIP-at e mëposhtëm që ju sjell “Xing.al”, nuk kanë as edhe një foto të vetme në rrjet me njeriun e zemrës.

Alketa Vejsiu – Prej vitesh mediat janë përpjekur të mësojnë kush është bashkëshorti i Alketa Vejsiut por nuk ja kanë dalë. Madje në rrjet ka qarkulluar një foto ku thuhej se personi i ulur në tavolinë me moderatoren është bashkëshorti i saj, por kjo nuk është e vërtet. Bashkëshorti i Alketës është president i një firme ndërtimi dhe i disa bizneseve të tjera në vend. Pavarësisht se Alketa është shumë e famshme dhe një ndër moderatoret më të suksesshme, ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë bashkëshortin nga publiku.

Poni – Edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Poni nuk e ka treguar kurrë portretin e bashëkshortit të saj. Madje për bashkëshortin e Ponit nuk dihet asgjë, as emri dhe as profesioni.

Këngëtarja e ka ruajtur shumë hermetike familjen e saj dhe vetëm dy vite më parë publikoi për herë të parë një video ku bashkëshorti i saj shfaqej me kurriz teksa mbante në supe djalin e tyre. Por edhe këtë herë Poni u kujdes që atij mos t’i dukej fytyra.

Dorina Mema – Modelja e fitnesit jo vetëm e ka mbajtur të fshehtë bashkëshortin, por edhe faktin që është martuar. Dorina e deklaroi këtë në janar të këtij viti gjatë një emisioni duke u shprehur se gjëja më e zgjuar që ka bërë të gjithë jetën, është fshehja e bashkëshortit. “A tregohet bashkëshorti në Shqipëri?”, u shpreh Dorina, bën të ditur Xing.al. Çifti udhëton shpesh , megjithatë një foto të tyre bashkë nuk e kanë postuar në rrjete sociale. Identiteti i bashkëshortit të Dorinës është i paditur.

Anxhela Peristeri – Ku ka zë nuk është pa gjë thotë populli dhe kështu ndodhi edhe me Anxhela Peristerin. Olti Curri pak kohë më parë deklaroi se Anxhela nuk e mbante kot unazën në gishtin e fejesës. Pas kësaj deklarate, Anxhela reagoi duke lënë të kuptohet se ekziston një person i veçantë në jetën e saj, por nuk është gati ta prezantojë me publikun. “Olti që e tha diçka di”, u shpreh Anxhela duke konfirmuar fjalët e opinionistit, shkruan Xing.al. Megjithatë prej vitesh Anxhela e ka ruajtur shumë hermetike jetën private dhe as këtë herë nuk u mësua kush është partneri i saj.

Ajsi xhaxhaj – Prej disa kohësh aktorja bukuroshe është në një lidhje dhe shumë e dashuruar. Këtë e ka treguar vetë Ajsi me postimet në rrjete sociale.

Mirëpo fytyrën e djaloshit aktorja ka preferuar mos ta zbulojë dhe në fotot që poston me të kujdeset që gjithmonë t’ja fshehë identitetin. Shpeshherë Ajsi publikon edhe dedikime për të dashurin ndërsa nga ai nuk mungojnë surprizat e dhuratat e shumta.

Shpat kasapi – Këtë vit këngëtari shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi deklaroi se do të fejohet. Shpati tregoi për herë të parë se është në një lidhje me një vajzë nga Kosova, identitetin e të cilës do ta mbajë sekret. Duke qenë se Shpati jeton në Shkup, këngëtari tregoi se me partneren takohet rrallë megjithatë komunikojnë nga rrjetet sociale.

Arjon muca – Moderatori simpatik është prej 5 vitesh me një vajzë që jeton në Itali mirëpo fytyrën e saj nuk e ka zbuluar kurrë. CCifti kanë vetëm dy foto ku shfaqen të përqafuar e në të cilat janë kujdesur që bjondes mos t’i zbulohet identiteti. Arjoni tregoi së fundmi se me partneren takohet vetëm një herë në javë pasi ajo është me studime në Itali dhe mendon që në të ardhmen edhe ai të zhvendoset pranë saj./Xing.al