NDODHET NË “PËR´PUTHEN” PËR TË GJETUR DASHURINË/ Por Riniani kapet mat me një femër tjetër jashtë emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
NDODHET NË “PËR´PUTHEN” PËR TË GJETUR DASHURINË/ Por Riniani kapet mat me një femër tjetër jashtë emisionit (VIDEO)

NDODHET NË “PËR´PUTHEN” PËR TË GJETUR DASHURINË/ Por Riniani kapet mat me një femër tjetër jashtë emisionit (VIDEO)

Nuk është hera e parë që konkurrentët e emisionit “Për’puthen” kapen mat në publik me persona të panjohur, teksa vazhdojnë paralelisht njohjet ose lidhjet si brenda, ashtu edhe jashtë emisionit.

Burime për “Iconstyle.al” kanë siguruar pamje të njërit prej konkurrentëve, Rinianit, në shoqërinë e një femre misterioze.

Dyshja ndodhej të premten që lamë pas pranë një hoteli në Pukë, larg syrit të njerëzve, mirëpo s’kanë mundur t’i shpëtojnë dot syrit të mprehtë të fansave që i kanë filmuar.

Siç mund ta shihni edhe nga pamjet e siguruara, Riniani dhe vajza misterioze shfaqen në makinën e konkurrentit, teksa kalojnë ditën së bashku.

Në të njëjtën kohë, Riniani vazhdon të marrë pjesë në “Për’puthen”.

Pasi refuzoi të dalë me Ana Kaurin për t’u njohur jashtë emisionit, Riniani refuzoi gjithashtu njohjen me Sindin dhe tashmë i bëri “dalje” edhe Antonelës, teksa u shpreh në njërën prej puntatave të fundit se po heq dorë prej saj duke ia lënë Blerimit.

“Blerim, përsa të përket ty, unë të them ‘e gëzofsh Antonelën’. Mos e merr si pjesë xhelozie Antonela. Nuk më pëlqejnë lojrat, nuk më pëlqejnë taktika, teknika. Të bukura apo jo të bukura, më pëlqejnë personat natyralë. Shoh shumë taktika, shumë teknika. E gëzofsh, unë tek këto trekëndësha s’dua të bëhem pjesë. Unë nuk dua ta vazhdoj më njohjen me Antonelën sepse nuk më jep besim.”- tha ai.