“JAM LËNDUAR SHUMË”/ Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë (FOTO) – AlpeGossip
“JAM LËNDUAR SHUMË”/ Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë (FOTO)

“JAM LËNDUAR SHUMË”/ Adrola Dushi flet për herë të parë për tradhëtinë (FOTO)

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, gjithmonë është cilësuar si një ndër vajza më të bukura shqiptare karriera e  të cilës ka nisur në një moshë të vogël. Prej vitesh Adrola komentohet gjatë në media dhe jeta e saj private muajt e fundit ka marrë një vëmendje të madhe.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’ ku në rubrikën e 60 sekondave i është përgjigjur pyetjeve nga jeta e saj private. Teksa ka treguar shumë të pathëna, Adrola ka dhënë dhe një këshill për të gjithë të rinjtë.

“Ju lutem, lexoni dhe mësoni në shkollë. Unë nuk kam lexuar, i lashë anash dhe nuk e di çfarë ndodhi me mua. Lexoni sepse nuk ka asgjë më të mirë se të jesh i ditur mbi gjithçka.”, ka treguar ajo.

Po ashtu Adrola ka folur dhe për tradhëtinë ku ka zbuluar se është lënduar shumë dhe preferon që njerëzit që e tradhëtojnë t’i largojë nga jeta e saj.

“E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon.”, ka treguar ajo.