E QESHUR/ Monika Lubonja gjen dhuratën më të bukur për ditëlindje, zbulon foton nga fëmijëria – AlpeGossip
E QESHUR/ Monika Lubonja gjen dhuratën më të bukur për ditëlindje, zbulon foton nga fëmijëria

E QESHUR/ Monika Lubonja gjen dhuratën më të bukur për ditëlindje, zbulon foton nga fëmijëria

Ditën e djeshme, aktorja dhe producentja e njohur, Monika Lubonja festoi ditëlindjen e saj. Dhuratat duhet të kenë qenë të shumta për të, por asgjë tjetër nuk e ka surprizuar aq shumë sa një foto e shkëputur nga vitet e fëmijërisë. Monika ka treguar se krejt rastësisht ka gjetur në ‘Facebook’ një foto shumë të vjetër, e cila është publikuar vite më parë në një revistë fëmijësh. E emocionuar dhe nostalgjike për kohën që ka kaluar, aktorja nuk është menduar dy herë që foton e saj ta ndajë me të gjithë. Ajo e ka publikuar në ‘Instagram’ dhe duket që në atë kohë Monika ka pasur një portret shumë të ëmbël dhe të qeshur.

Gjithashtu Lubonja ka treguar se nuk e di se kush e ka në zotërim revistën, ndaj është në kërkim të personit që e ka publikuar. “Për mua ishte një dhuratë shumë e papritur dhe shumë nostalgjike që kam parë dje në ‘Facebook’ një surprizë nga më të bukurat. Foto e marrë në një nga revistat për fëmijët që dilnin në atë kohë. Revista i përket vitit ’73, por dhuruesi i kësaj fotoje nuk e di kush është…Jam në kërkim të personit që e ka këtë revistë. Pra me pak fjalë që në atë kohë kam pozuar për revistat”, ka shkruar aktorja në postimin e saj. Kujtojmë se tani Monika Lubonja është nënë e një vajze dhe përveçse ushtron profesion si aktore, punon edhe si drejtoreshë marketingu