PAS SUKSESIT NË SANREMO/ Alketa Vejsiu në televizionin e njohur italian – AlpeGossip
PAS SUKSESIT NË SANREMO/ Alketa Vejsiu në televizionin e njohur italian

PAS SUKSESIT NË SANREMO/ Alketa Vejsiu në televizionin e njohur italian

Moderatorja Alketa Vejsiu është komentuar shumë në media së fundmi, jo vetëm nga mediat shqiptare por dhe ato italiane. Ajo u ngjit në festivalin prestigjioz të “Sanremos” në televizionin “Rai Uno” duke treguar se kush punon fort për ëndrrat, i realizon ato.

Ditën e sotme, Alketa ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto ku shfaqet në një televizioni tjetër italian, duke i bërë të gjithë të dyshojnë për një arritje tjetër. Bëhet fjalë për “Mediaset” dhe ende nuk dihet nëse moderatorja ka firmosur kontratë me këtë televizion apo çfarë po planifikon. Gjithsesi pritet të zbulohet së shpejti nga vetë Alketa.