KUSH KA VAJZA BOTËN KA/ Morena i blen dhuratën luksoze babait për ditëlindje – AlpeGossip
KUSH KA VAJZA BOTËN KA/ Morena i blen dhuratën luksoze babait për ditëlindje

KUSH KA VAJZA BOTËN KA/ Morena i blen dhuratën luksoze babait për ditëlindje

Morena Taraku prej kohësh është bërë pjesë e lajmeve rozë dhe jeta e saj private, jeta luksoze dhe karriera e saj gjithmonë komentohen nga publiku. Siç dihet ajo prej kohësh është zhvendosur në Stamboll ku dhe po vazhdon karrierën e saj atje.

Morena përherë e ka treguar dashurin e madhe që ka për babain e saj dhe shpesh herë e ka cilësuar atë heroin e saj. Ditën e sotme i ati këngëtares feston ditëlindjen dhe bukuroshja brune ka prekur me urimet që ka bërë për të në Instastory.

Morena ka zbuluar se për ditën e tij të lindjes ajo i ka blerë një dhuratë shumë luksoze. Në një postim shihet një orë e markës së njohur ‘Rolex’ e cila me siguri kap shifrat marramendëse.

“Të urojë që gjithmonë të jesh i lumtur dhe i shëndetshëm. Disa njerëz nuk besojnë në heronj, por ata nuk e kanë takuar babain tim. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Morena pranë fotove.