“NUK MUNDESH ME GJET NJË…”/ Pse Capital T nuk bashkëpunoi me asnjë femër në albumin e tij të ri? (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK MUNDESH ME GJET NJË…”/ Pse Capital T nuk bashkëpunoi me asnjë femër në albumin e tij të ri? (VIDEO)

“NUK MUNDESH ME GJET NJË…”/ Pse Capital T nuk bashkëpunoi me asnjë femër në albumin e tij të ri? (VIDEO)

Vetëm disa ditë më parë, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Capital T, lançoi një pjesë të albumit më të ri të titulluar “Skulpturë”.

Këngët e pritura prej kohësh nga publiku bënë namin këto ditë dhe një pjesë e tyre, ende të pazbuluara, na kanë lënë kuriozë.

Megjithëse nuk ka zbuluar emrat, Kapo ka bërë të ditur se bashkëpunimet e tjera do të vijnë edhe me artistë të huaj, duke treguar për “Prive” se s’ka asnjë bashkëpunim me femra.

Me siguri ia keni bërë edhe ju vetes këtë pyetje, ndërsa reperi ka sqaruar se s’ka asgjë specifike.

Capital T tregon se për të bërë një bashkpunim niset nga energjia që i jep artisti dhe jo nga fakti nëse kënga do të bëjë bujë apo jo.

“Asnjë femër nuk e kam në album. S’ka pasur ndonjë arsye specifike. Thjesht unë bashkëpunimin nuk e nis veç për faktin për me pas një sukses të caktuar ose në baza të interesave që i kemi. Normal që ti kur e bën një bashkëpunim janë edhe ato, por fillimisht nisem prej energjisë që ma jep ai artist, çfarë raporti kam me të, a më pëlqen si artist. Nuk mundesh me gjet një bashkëpunim në karrierën time me një artist që mua nuk më pëlqen, por që e kam ditur që ka me ndez. Ai bashkëpunim nuk ekziston.”- ka sqaruar Kapo.