BESA I HYRI SHERREVE PËR TË/ Urimi i Elvanës për shoqen nuk mund të ishte më emocional (FOTO) – AlpeGossip
BESA I HYRI SHERREVE PËR TË/ Urimi i Elvanës për shoqen nuk mund të ishte më emocional (FOTO)

BESA I HYRI SHERREVE PËR TË/ Urimi i Elvanës për shoqen nuk mund të ishte më emocional (FOTO)

Besa Kokëdhima feston sot ditëlindjen dhe një prej urimeve që s’kishte sesi të mungonin ishte ai i Elvana Gjatës.

Këngëtarja i dedikoi jo pak por 3 postime mikeshës që ka treguar se i qëndron pranë në të mirë e në të keq.

“Gëzuar ditëlindjen, artiste e pabesueshme dhe mikja ime më e mirë. Të dua kaq shumë!”

Elvana ndau edhe disa foto dhe video nga kujtimet më të bukura bashkë.

Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima kanë një prej miqësive më jetëgjata të showbiz-it shqiptar. Ato shihen bashkë që prej 2010-ës.

Vitin e kaluar, Besa i doli në mbrojtje Elvanës pasi Ledina Çelo e akuzoi se këndonte me playback në koncertin “3”.

“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe. Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – shkruajti Besa.