Lajme të mira nga Kuvendi! Deputetja e LSI në pritje të fëmijës së dytë: Është djalë… (FOTO) – AlpeGossip
Lajme të mira nga Kuvendi! Deputetja e LSI në pritje të fëmijës së dytë: Është djalë… (FOTO)

Lajme të mira nga Kuvendi! Deputetja e LSI në pritje të fëmijës së dytë: Është djalë… (FOTO)

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

E ftuar në emisionin e mëngjesin, në Report TV, Caka ka treguar për herë të parë se është shtatzënë madje ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Teksa po gatuante në këndin e gatimin me Zonjën Tefta, Caka tregoi se edhe fëmija i dytë do të jetë djalë dhe se është e lumtur për këtë fakt pasi djali i saj i parë, tashmë 2 vjeç do të ketë një vëlla dhe një shok.

 

“Nuk e pata fare problem që është djalë, dhe nuk është se doja patjetër vajzë, madje nuk kisha ndonjë dëshirë për gjininë. Por jam e kënaqur që djali do të ketë një vëlla dhe një shok”, tha Caka.

Deputetja ka qenë një ndër figurat më protagoniste në LSI në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo është shprehur se për rritjen e fëmijës së parë e kanë ndihmuar shumë mami, vjehrra, por edhe gjyshja. Dhe me siguri e njëjta gjë do të ndodh edhe me djalin që pritet të vijë në jetë në muajin shtator.

 

Sipas saj, do të ketë kohën e mjaftueshme për të marrë veten pas lindjes e për t’u angazhuar më pas në fushatë dhe zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen në 2019-ën.