Historia e 25 vjeçares: I fejuari im fjeti me katër gra kur isha shtatzanë dhe më fajësoi... - AlpeGossip
Historia e 25 vjeçares: I fejuari im fjeti me katër gra kur isha shtatzanë dhe më fajësoi…

Historia e 25 vjeçares: I fejuari im fjeti me katër gra kur isha shtatzanë dhe më fajësoi…

Në pritje të bebes së dytë dhe me një ‘të fejuar të mrekullueshëm’, Emily McGee ndihej si të jetonte një jetë përrallore.

Por lumturia e 25 vjeçares ishte jetë shkurtër kur zbuloi se burri i saj i ardhshëm Ashley Batt, 29 vjeçar e tradhëtonte jo me një, por me KATËR gra, pas shpinës së saj, ndërkohë që ajo ishte shtatzanë me fëmijën e tij.

Emily, e cila asokohe ishte pesë muajsh shtatzanë, tregoi për ‘The Sun’ se si u ndje e shkatërruar kur zbuloj këtë sekret në profilin e Facebook-ut të Ashley-t.

Nëna e dy fëmijëve zbuloi gjithashtu se ai shkëmbente mesazhe seksuale me 20 gra të tjera.

E shtangur, Emily nga Bristol tha: “Marrëdhënia jone ishte e mrekullueshme. Ne ishim të dy të dashuruar dhe kishim një familje të vogël bashkë. Jeta ishte perfekte.”

Çifti u njoh me anë të Facebook-ut në Gusht të 2012-s dhe flisnin çdo ditë pas kësaj.

“Pas tri javësh unë gjeta kurajon për ta ftuar atë në shtëpinë time”, rrëfen Emily.

“Mendoja se ishte shumë simpatik. Nga ajo ditë e tutje ne nisëm të dilnim bashkë. Katër muaj më vonë, në janar të 2013-s zbulova se isha shtatzanë.

“Edhe pse u shokuam nga lajmi, Ashley dhe unë ishim si në ëndrra. Ne u zyrtarizuam si çift dhe ai erdhi për të jetuar në shtëpinë e familjes sime. Isha kaq e dashuruar me të.”

Emily, një parukiere me profesion, lindi fëmijën e parë të çiftit, i cili tashmë është katër vjeç, në shtator të 2013-s.

Por ajo thotë se Ashley, mekanik me profesion u bë i ftohtë kur u bë baba.

“Një javë para Krishtlindjeve, Ashley do të zhdukej për katër orë çdo darkë”, shpjegon ajo.

“Ai më thoshte se do dilte nëpër dyqane, por nuk kthehej deri ditën tjetër.” “Ndërkohë, ai ishte jashtë me të dashurat e tij katër herë në javë, ndërkohë që unë kujdesesha për fëmijën e tij.

“Në dhjetor të 2014-s, u lodha nga sjellja e tij dhe e nxora jashtë. Ditën tjetër ai më kërkoi falje dhe unë e fala.”

“Dy muaj më vonë, Ashley dhe unë ‘ishim si në gjemba’ për daljet e tij të shpeshta”.

“Por më pas ai më ‘lëshoi bombën’ duke më thënë se ka fjetur me dikë tjetër natën që unë e nxora jashtë nga shtëpia. Isha e shkatërruar dhe u ndava nga ai”.

Për tre muaj rresht, Emily thotë se Ashley iu lut ta merrte sërish.

“Isha ende e dashuruar me të dhe përpiqesha për familjen tonë, “shpjegon ajo.

“Vendosa t’i jepja një tjetër shans.”

Në janar të 2016-s Emily u gëzua pa masë kur Ashley i ripropozoi për bashkim.

“Thashë menjëherë ‘po’ dhe nisëm të planifikonim dasmën tonë”, thotë ajo.

Dy muaj më vonë, Emily zbuloi se ishte shtatzanë. Por, në vend që të ishte e lumtur për fëmijën e dytë, ajo shihte që Ashley dukej shumë i mërzitur dhe ishte shumë i qetë.

Kur ajo ishte 5 muajshe shtatzënë, e nxori jashtë Ashley-n një natë pasi ai e quajti ‘të shëndoshë’.

Ditën tjetër, me shpresën për t’u pajtuar, Emily i dërgoi mesazh Ashleyt në n Facebook për ta pyetur se kur do të kthehej në shtëpi.

Emily tregon: “Mesazhi nuk mund të dërgohej pasi ai më kishte bllokuar. Një kolegia ime më tregoi se profili i tij i vjetër ishte në linjë, ndaj i shkrova në adresën e tij të vjetër të facebook-ut. recalled: “The message ëouldn’t send as he’d blocked me. My colleague told me that his old profile ëas online, so I typed in his old email into the Facebook login page.

“Më pas u përpoqa t’i gjeja fjalëkalimin dhe ia dola por kur u kyça në llogarinë e tij, zbulova mesazhe seksuale të panumërta në inbox.”

“Pashë që ai i kishte thënë një vajze: Askush nuk krahasohet me orët që kaloj me ty. Sigurohu që të fshish mesazhet”

Zemra më ishte thyer.

“Zbulova se ai kishte fjetur me katër gra dhe shkëmbyer mesazhe seksuale me 20 syresh prapa shpinës sime për katër vjet që kishim qenë bashkë.

“Ai madje më kishte tradhëtuar kur isha shtatzanë.

“Shpërtheva në lot. Nuk mund ta besoja se ai po më rrezikonte mua dhe fëmijën tonë të pa lindur, vetëm për të ‘kapur diçka'”

Kur Emily u përball me Ashleyn më vonë atë ditë, ai i tha se e kishte tradhëtuar sepse ajo nuk kryente marrëdhënie me të, ndaj ishte i gjithë faji i saj.

Ajo shtoi: “ditën tjetër unë bëra testin për sëmundje seksualisht të transmetueshme, se nuk i dihej. Ishte gjëja më e sikletshme që kam bërë ndonjëherë në jetën time, sidomos duke qenë shtatzanë.”

“Futa të gjitha rrobat e tij në një çantë dhe flaka unazën e fejesës. Atë ditë e përzura nga shtëpia dhe u ndava përfundimisht”.

Katër muaj më vonë, në dhjetor të 2016-s, Emily lindi fëmijën e dytë.

Emily thotë “Ne nuk flasim më, por ai i sheh fëmijët. Tani kam njohur dikë dhe është njeri i ndershëm”.