“NË SHQIPËRI KA PLOT POLITIKANË E BIZNESMENË GAY”/ Trondit sipërmarrësi i njohur (FOTO) – AlpeGossip
“NË SHQIPËRI KA PLOT POLITIKANË E BIZNESMENË GAY”/ Trondit sipërmarrësi i njohur (FOTO)

“NË SHQIPËRI KA PLOT POLITIKANË E BIZNESMENË GAY”/ Trondit sipërmarrësi i njohur (FOTO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zone e Lirë”, biznesmeni i njohur shqiptar, habiti me deklaratat që bëri, pasi u shpreh se kundërshtonte martesat gay si dhe birësimin e fëmijëve nga personat homoseksualë.

“Nuk besoj që një çift gay mund të rrisë një fëmijë! Është shumë e vështirë të rritet një fëmijë nga një cift gay. Po e shikojmë që familja historike nuk po funksionon, imagjino një fëmijë që rritet në dy meshkuj”, – është shprehur ai.

Sipas Ilirjanit, shprehja “gay lind, nuk bëhesh”, nuk është e vërtetë. Ai u shpreh se në moshën 11-12 vjeçare kishte kuptuar se pëlqente të ishte gay dhe mendon se i tillë bëhesh, por nuk lind.

Ndër të tjera, Eltoni theksoi se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë.

“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, -tha Elton Ilirjani