“UNË BËRA…”/ Moderatorja e njohur shqiptare zbulon si iu bë propozimi për emisionin italian – AlpeGossip
“UNË BËRA…”/ Moderatorja e njohur shqiptare zbulon si iu bë propozimi për emisionin italian

“UNË BËRA…”/ Moderatorja e njohur shqiptare zbulon si iu bë propozimi për emisionin italian

Moderatorja e njohur Arjola Shehu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Ajo ndau me të gjjithë disa të fshehta që askush nuk i dinte më herët. Ndër të tjera, zbuloi se si iu propozua projekti italian, të cilin e pranoi me shumë kënaqësi.

Sipas moderatores,  propozimi për të prezantuar emisionin “Tipicita 2019” kishte nisur nga ambasada itaiane dhe që kishte shënuar një nga eksperiencat më të bukura në karrierën e saj. “Unë bëra një projekt të bukur me ambasadën italiane.

Ata më përzgjodhën që të isha imazhi i Javës Italiane këtu në Shqipëri. Ishte projekt vërtetë i lezetshëm që lidhej me të gatuarin.

Nga ky projekt, ishin disa sipërmarrës që organizonin Tipicita, të cilët më panë. I pëlqeu italishtja ime që nuk është perfekte, por u përpoqa me atë time. Nga aty më thirrën për të bërë këtë projekt dhe unë e konsideroj si një eksperiencë të bukur sepse nuk të jepet rasti cdo ditë që të shkosh e të eksperimentosh me veten tënde”, u shpreh Shehu.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit televiz ishte në “Tv Klan” me emisionin “Kush vjen për drekë”, që pati shumë sukses.