KËNGA E FUNDIT ËSHTË SHKRUAR 6 VITE MË PARË/ Noizy zbulon detajin interesant nga muzika e tij (FOTO) – AlpeGossip
KËNGA E FUNDIT ËSHTË SHKRUAR 6 VITE MË PARË/ Noizy zbulon detajin interesant nga muzika e tij (FOTO)

KËNGA E FUNDIT ËSHTË SHKRUAR 6 VITE MË PARË/ Noizy zbulon detajin interesant nga muzika e tij (FOTO)

Pak ditë me parë reperi i njohur, Noizy, publikoi projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar ‘Super Hot’.  Së fundmi, me anë të një postimi në ‘Instagram’, 32-vjeçari ka treguar një fakt tepër interesant nga këngët e tij. Ai ka publikuar disa foto të teksteve të këngëve të lançuara se fundmi, të cilat janë shkruar në vitin 2013 dhe 2014.

“Po nxjerr këngët e 2013-2014. Ka kohë për 2018-2019, kini durim”, ka shkruar reperi krahas postimit më të fundit, i cili është pasuar nga shumë komente nga fansat e Noizy-t.

Mesa duket reperi ka rezervuar shumë surpriza për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij. Nuk dihet ende se çfarë projektesh do të sjellë ai në të ardhmen, por është e sigurt se tekstet e tyre i ka shkruar kohë më parë.