E KRAHASOJNË ME SELENA GOMEZ/ Hailey Baldwin vendos të reagojë në “Instagram” (FOTO) – AlpeGossip
E KRAHASOJNË ME SELENA GOMEZ/ Hailey Baldwin vendos të reagojë në “Instagram” (FOTO)

E KRAHASOJNË ME SELENA GOMEZ/ Hailey Baldwin vendos të reagojë në “Instagram” (FOTO)

Këto 24 orë nuk kanë qenë dhe aq të këndshme për Justin Bieber, kjo si pasojë e postimeve të fansave të tij, të cilët kanë publikuar foto të shumta ku pohonin se Hailey ishte shtatzënë dhe këngëtari ishte duke e braktisur atë. Këto postime e kanë irrituar jo pak Bieber, i cili më pas i ka ripublikuar në ‘Instastpry’, duke i ironizuar ata.

Pas këtij momenti, ndjekës të tjerë të 25-vjeçarit kanë krahasuar Baldwin me Selena Gomez. Kjo situatë ka bërë që modelja të reagojë duke i quajtur këta njerëz fëmijë të vegjël dhe se duhet të vazhdojnë të merren me jetën e tyre.

Pas këtij momenti Hailey është penduar dhe ka vendosur t’i fshijë postimet nga llogaria e saj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshja Bieber-Baldwin vihet në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të shumta ngacmuese nga ndjekësit e tyre.