S’duhet humbur! Shikoni reagimin e këtij vogëlushi kur dëgjon baladën e Ylli Limanit (VIDEO) – AlpeGossip
S’duhet humbur! Shikoni reagimin e këtij vogëlushi kur dëgjon baladën e Ylli Limanit (VIDEO)

S’duhet humbur! Shikoni reagimin e këtij vogëlushi kur dëgjon baladën e Ylli Limanit (VIDEO)

Përgjithësisht jemi mësuar që këngëtarë të shumtë të postojnë video të fansave në Insta Stories duke kënduar këngët e tyre. Por këtë herë, një vogëlush ka marrë gjithë vëmendjen.

Ka qenë Ylli Limani ai që ka ndarë një video në Insta Story ku duket një bebe që dëgjon me kërshëri këngën “Ty”. Pak çaste pas refrenit, bebushi ngrys vetullat dhe fillon të qajë.

Ish- pjesëmarrësi i The Voice vendosi ta postonte edhe në Instagram, me gjasë nga reagimet e shumta. Siç duket edhe nga komentet në postimin e këngëtarit, të shumtë kanë qenë fansat që janë emocionuar nga reagimi i vogëlushit.

Kënga “Ty” është një baladë dashurie e publikuar rreth 1 muaj më parë, këngë që u ndoq më pas nga projekti i katër ditëve më parë, “A Ja Ka Vlejt”.