SUKSESI “DELEGACIONIT”/ Filmi i Bujar Alimanit rrëmben tre çmime (VIDEO) – AlpeGossip
SUKSESI “DELEGACIONIT”/ Filmi i Bujar Alimanit rrëmben tre çmime (VIDEO)

SUKSESI “DELEGACIONIT”/ Filmi i Bujar Alimanit rrëmben tre çmime (VIDEO)

Pas një jave intensive me shfaqjen e 250 produksioneve Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë uli siparin e edicionit të 16. Filmi më i suksesshëm dhe që rrëmbeu 3 çmime ishte “Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani.

Filmi shqiptar “Delegacioni” ishte suksesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, i cili mbrëmjen e së premtes uli siparin e edicionit të 16.
Regjisori i filmit, Bujar Alimani, rrëmbeu tre çmime ndërsa u nderuan po ashtu edhe aktorët Ndriçim Xhepa dhe Viktor Zhusti.
Produksioni kosovar, “Forgive me”, nuk mundi të nominohej për çmimet Oskar. Në këtë kategori fitues ishte “Everything is Far away, i regjisorit rumun Emanuel Parvu, i cili përmes një videomesazhi theksoi rëndësinë që kanë të tilla evente kinematografike.
Filmi më i mirë në Ballkan rezultoi “Holy Boom” i regjisores Maria Lafi, ndërsa çmimi i produksionit më të mirë në shqip iu dha filmit “1 muaj”, prodhim i regjisorit kosovar Zgjim Terziqi.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit prej 16 vitesh e ka kthyer Tiranën në kryeqendrën e kinematografisë e këtë vit u shënua një rekord me 4 mijë aplikime.