BABAI DHE BURRI I ËNDRRAVE/ Besi bën dy super tatuazhe për Ajkën dhe Xhensilën – AlpeGossip
BABAI DHE BURRI I ËNDRRAVE/ Besi bën dy super tatuazhe për Ajkën dhe Xhensilën

BABAI DHE BURRI I ËNDRRAVE/ Besi bën dy super tatuazhe për Ajkën dhe Xhensilën

Çifti i njohur i showbizit, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, janë prej vitesh një ndër dyshet më të dashura për publikun. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe çdo detaj nga jeta e tyre komentohet gjatë.

Ditën e djeshme, Besi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij me Xhensilën por edhe nga lindja e Ajkës. Teksa ka folur për ndjesinë e të qënit baba, Besi ka zbuluar se për Ajkën dhe Xhensilën ka bërë dy tatuazhe domethënëse.

Aktori i njohur ka zbuluar se sapo Ajka ka ardhur në jetë ai ka bërë në trupin e tij një tatuazh ku shkruante “O lule e bukur e gja.kut tim.”, një shprehje e vjetër arbëreshe.

Ndërkohë që për bashkëshorten, në njëri krahë ai ka bërë frekuencat e zërit të Xhensilës kur ajo i thotë ‘Të dua’.