MUAJI I RAMAZANIT/ Çiljeta një besimtare e devotshme: Kërkoj falje nga tri gjëra… – AlpeGossip
MUAJI I RAMAZANIT/ Çiljeta një besimtare e devotshme: Kërkoj falje nga tri gjëra…

MUAJI I RAMAZANIT/ Çiljeta një besimtare e devotshme: Kërkoj falje nga tri gjëra…

Këngëtarja e talentuar Çiljeta Xhilaga është një besimtare myslimane e devotshme dhe këtë e kuptuam përmes një postimi të saj në Insta Story.

Ditën e sotme nis muaji i Ramazanit dhe besimtarët do të agjërojnë plot një muaj në shenjë dashurie ndaj krijuesit fuqiplotë. Ata agjërojnë nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke mos ngrënë dhe pirë asgjë.

Në kuadër të këtij muaji të shenjtë, këngëtarja ka shkruar në postimin e saj se kërkon falje nga tri gjëra: “Nëse e zemërova dikë, nëse e dëmtova dikë, nëse e ngushtova dikë.”

Ndërkohë në vijim ajo falenderon tre njerëz në jetën e saj, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.