MOTRA E MEGHAN MARKLE NUK NDALET/ Gjatë festave të fundvitit e kritikon atë publikisht – AlpeGossip
MOTRA E MEGHAN MARKLE NUK NDALET/ Gjatë festave të fundvitit e kritikon atë publikisht

MOTRA E MEGHAN MARKLE NUK NDALET/ Gjatë festave të fundvitit e kritikon atë publikisht

Edhe pse e lamë pas vitin 2018, motra e Meghan Markle, Samantha Markle, nuk ka ndërmend të ndalojë së kritikuari motrën e saj. Që në momentin që Meghan u bë dukeshë, Samantha e ka goditur vazhdimisht, madje e ka kërcënuar, por Meghan asnjëherë nuk ka reaguar. Duke folur për ‘Daily Star’ ajo ka sugjeruar një listë për arritjet që duhet të bëjë Meghan për vitin 2019 dhe duhet ta themi, fjalët e saj nuk kishin një qëllim të mirë.

Ja si u shpreh ajo: “Për arritjet e Vitit të Ri, duhet të bëhesh një person i sinqertë dhe të respektosh personat që të kanë ndihmuar më shumë, si babai jot. Falenderoje për diplomën tënde, karrierën dhe për çdo arritje tjetër dhe vlerëso personat që me të vërtetë interesohen për ty. Shumë njerëz nëpër botë nuk kanë askënd që kujdeset për to dhe shpresoj që të jesh e vetëdijshme për bekimet në jetën tënde dhe të reflektosh në vitin e ri dhe këtë mirënjohje t’ia trashëgosh dhe fëmijëve të tu, në mënyre që dhe ato të të falenderojnë. Gjithçka rrotullohet…filloi me babain, dhe ti mund të vazhdosh traditën. Dhe sigurisht, do shtoja të haje pak çokollatë për të ëmbëlsuar natyrën tënde në Vitin e Ri”. Nuk e dimë nëse Meghan do reagojë kundër fjalëve të saj, por shpresojmë që në vitin 2019 marrëdhenia e tyre të normalizohet.