PAS MARTESËS SË JUSTIN/ Selena Gomez planifikon të ketë një Vit të Ri të “mërzitshëm” – AlpeGossip
PAS MARTESËS SË JUSTIN/ Selena Gomez planifikon të ketë një Vit të Ri të “mërzitshëm”

PAS MARTESËS SË JUSTIN/ Selena Gomez planifikon të ketë një Vit të Ri të “mërzitshëm”

Selena Gomez kaloi një periudhë të vështirë pas martesës së ishit të saj Justin Bieber me modelen Hailey Baldwin, por duket se kjo gjendje do të vazhdojë më gjatë. Ajo nuk dëshiron të festojë si pjesa më e madhe e VIP-ave, por kërkon thjeshtë ta kalojë atë pranë familjes dhe miqve të saj duke parë televizor. Këngëtarja ka dëshirë që viti 2019 të jetë më i lumtur dhe më i qetë për të. Ajo e nisi 2018 në një lidhje me Justin Bieber, por në mars ata u ndanë dhe ai u rikthye me Hailey Baldëin. Më pas ata u martuan fshehtas larg syrit të mediave. Pas kësaj Selena zgjodhi të largohej nga rrjetet sociale. Gjatë kësaj kohe ajo u shtrua në spital për arsye shëndetësore dhe më pas pësoi një tronditje në shëndetin mendor. Pas shumë trajtimeve këngëtarja u shfaq në fillim të këtij muaji e lumtur dhe e shëndetshme.