“NJERIU MË I MREKULLUESHËM…”/ Beniada bëhet nostalgjike dhe poston një foto nga fëmijëria e saj – AlpeGossip
“NJERIU MË I MREKULLUESHËM…”/ Beniada bëhet nostalgjike dhe poston një foto nga fëmijëria e saj

“NJERIU MË I MREKULLUESHËM…”/ Beniada bëhet nostalgjike dhe poston një foto nga fëmijëria e saj

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Bukuroshja po shijon pushimet verore në vendlindjen e saj, Durrës dhe duket se është bërë nostalgjike për fëmijërinë e saj. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar një foto me babain dhe qenin e saj shumë vite më parë, kur Beni ishte akoma një vajzë e vogël. Në foto modelja shkruan:

Njeriu më i mrekullueshëm që njoh

Beniada bëhet nostalgjike dhe poston një foto nga fëmijëria

Duket se së fundmi përveç fushës së modelingut dhe televizionit, Beniada ka vendosur të provojë veten edhe në fushën e biznesit. Vetëm pak më parë modelja ka postuar në Instastory faqen e Instagramit të biznesit të saj të ri, i cili do të jetë një firm veshjesh me emrin “Benny” dhe do të lansohet së shpejti.