”VAJZA E BABIT”/ Hana duke kërcyer me këngën e Mozzikut është videoja më e bukur që keni parë – AlpeGossip
”VAJZA E BABIT”/ Hana duke kërcyer me këngën e Mozzikut është videoja më e bukur që keni parë

”VAJZA E BABIT”/ Hana duke kërcyer me këngën e Mozzikut është videoja më e bukur që keni parë

Pak ditë më parë reperi i njohur Mozzik publikoi këngën e tij të re, të titulluar ‘Dhelpër Dinake’. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron një numër të madh klikimesh në kanalin e Youtubit. Por e dini kush është fansja e tij më e madhe? Vogëlushja Hana!

Mozzik ka publikuar në Instastoryn e tij një video të së bijës e cila kërcen teksa dëgjon këngën e babait. Videoja është pëlqyer shumë nga të gjithë dhe faqe të ndryshme në Instagram nuk kanë hezituar ta shpërndajnë po ashtu.

‘Vajza e babit’, ka shkruar reperi krahas videos. Ai është shumë i lidhur pas së bijës dhe janë të shumta rastet kur publikon foto ose video të saj në profilin e tij të Instagramit.Vetëm disa ditë më parë, Mozzik bëri po ashtu tatuazh në krah portretin e Hanës.