KORONAVIRUSI/ U tha se është në gjendje kritike nga COVID-19, Idris Elba sqaron të vërtetën – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ U tha se është në gjendje kritike nga COVID-19, Idris Elba sqaron të vërtetën

KORONAVIRUSI/ U tha se është në gjendje kritike nga COVID-19, Idris Elba sqaron të vërtetën

Aktori i njohur Idris Elba ka mohuar lajmin se është në gjendje kritike shëndetësore, pasi u tha në rrjetet sociale se gjendej në terapi intensive pas diagnostikimit me Koronavirus.

47-vjeçari, i cili bëri me dije ditën e hënë se analizat rezultuan pozitive ndaj Koronavirusit, foli në Twitter për lajmin e rremë që po qarkullonte. Një fans i tha aktorit se në Youtube ishte postuar një video ku pretendohej se ai ishte në gjendje të rëndë, gjë të cilës Elba ju përgjigj: Kjo nuk është e vërtetë, unë jam mirë. Po ashtu ai tha se ende nuk ka shfaqur simptoma dhe është i lumtur për këtë fakt.

Britaniku tha se e vetmja ditë e keqe që ka kaluar është dita kur rezultoi pozitiv nga virusi, me pak dhimbje koke dhe trupi, por vetëm kaq. Ndërkohë ai ka marrë dhe kritika në rrjet, duke qenë se gjatë gjithë kohës së karantikimit ka qëndruar në shtëpi me gruan e tij, kur rregulalt thonë se duhet të qëndronin në ambiente të ndryshme, sidomos nëse ajo nuk është prekur deri më tani nga Covid-19. Por mesa duket ata kanë vendosur të qëndrojnë bashkë.
/News31.al