“GJITHË JETËN BASHKË”/ Andi dhe Melisa e “Përputhen” festojnë 365 ditë dashuri, ndarje dhe ribashkime – AlpeGossip
“GJITHË JETËN BASHKË”/ Andi dhe Melisa e “Përputhen” festojnë 365 ditë dashuri, ndarje dhe ribashkime

“GJITHË JETËN BASHKË”/ Andi dhe Melisa e “Përputhen” festojnë 365 ditë dashuri, ndarje dhe ribashkime

Në njëvjetorin e lidhjes, Andi dhe Melisa shkëmbejnë deklarata të forta dashurie. Është ajo koha e bukur për çdo çift, festimi i njëvjetorit të lidhjes. Melisa dhe Andi shënuan 365 ditë plot pasion, ndarje, intriga e ribashklime të dashurisë së tyre, dhe për ta festuar këtë bënë deklarata publike dashurie.

Për të festuar, ata udhëtuan drejt Holandës ku vizituan edhe disa nga pikat më të famshme të vendit. Melisa publikoi një fotografi me Andin ku shihen duke shkëmbyer në puthje në rrugët holandeze ku shkruan: “Happy Anniversary My One & Only! 1 vit me ty paska qenë viti më i bukur i jetës sime. Till forever & after death baby jem! Të dashurova dje, të dashuroj sot dhe do të dashuroj gjithe jetën dhe përtej saj”.

Në përgjigje të postimit të saj erdhi edhe një koment nga Andi që ia kthen dashurinë po me kaq entuziasëm. “Gjithë jetën bashkë zemra ime! Të dua shumë!”, shkruan ai. Por për të arritur deri në këtë ditë ku i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të madhe, ata kanë kaluar një vit me disa ndarje dhe ribashkime, duke i konsideruar si sfida në vetvete.

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Melisa Lleshi dhe Andi Shehu, zbuluan se nuk ishin më bashkë në gusht, pasi fshinë çdo postim në rrjetet sociale që kishin me njëri-tjetrin dhe as nuk ndiqeshin më. Melisa ndau me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, në të cilat shkruhej: “Edhe kaq lehtë u shemb gjithçka përdhe! Të desha fort, por ti s’më dashurove!”.

E pas Melisës, reagoi edhe Andi, duke lënë të kuptohej se kjo ndarje e kishte lënduar shumë, pasi ai publikoi një thënie ku shkruhej: “Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë t’i lini ato të thyera, sesa të dëmtoni veten duke tentuar t’i bashkoni”.

Mirëpo, çifti si duket janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe duken më të dashuruar se kurrë më parë. Melisa Publikoi më vonë një video, në të cilën shfaqej duke u mbështetur tek Andi dhe duke mbuluar fytyrën me duar. Krahas saj shkruante me shaka: “Andi Shehu, më le të qetë”.

Më pas, të njëjtin postim e ndu me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram edhe Andi, i cili shkroi: “Fytyrë plastelina ime”, shoqëruar edhe me një zemër të kuqe. Sezonin e kaluar dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” që dolën çift nga programi, u akuzuan se e gjitha ka qenë një lojë dhe se mes tyre nuk ka pasur ndjenja të vërteta.

Madje ndjekësit e Melisës e akuzuan atë se gjithçka e ka bërë për vëmendje. Megjithatë, ata treguan me anë të këtyre postimeve se janë ende bashkë dhe se kanë lënë pas krahëve një tjetër zënkë. Melisa Lleshi dhe Andi Shehi që u njohën në “Përputhen”, vetëm një muaj pas deklarimit të lidhjes planifikuan të bëjnë dasmë dhe të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin për zgjerimin e familjes e kishin rezervuar për një intervistë televizive në Kosovë, e cila u transmetua të premten në mbrëmje. Çifti më i komentuar i momentit shpalosën detaje për lidhjen e tyre, duke iu përgjigjur edhe pyetjes se cili prej tyre mezi pret për fëmijë dhe martesë.

Kujtojmë që vetëm pak kohë pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi u takuan me personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi. Melisa dhe Andi e konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të ishkonkurrentes së “Përputhen”, “Leje”.

Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion, duke u dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullonin në rrjet prej muajsh. Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në “Instagram” një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

 

E pasi mund të shfaqeshin publikisht bashkë, Andi dhe Melisa takuan menjëherë personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi. Ky i fundit ndau një video me dy ish-konkurrentët duke treguar se ishte surprizuar nga çifti. Konomi tha se ishte takuar rastësisht me ta dhe për të diskutuar gjatë takimit historinë e dashurisë së Melisës e Andit, që bëri lëmsh gjithë rrjetin.

Ndër të tjera, Arjani tha se i ka lënë një porosi Melisës dhe të dy qeshin, por nuk dihet se për çfarë bëhej fjalë. Zhurma për një lidhje mes tyre, filloi muaj më parë. Në një nga emisionet e së dielës në “Përputhen Prime”, Fatjoni akuzoi Melisën se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një prej djemve të “Përputhen”.

Thuhej se Melisa dhe Andi kishin qëndruar bashkë në Kosovë, ku ishte shkrepur dhe foto në fjalë. Duke qenë se nuk mund të ishte foto takimi për emisionin pasi ata nuk kishin dalë bashkë në takim, rezultoi se ishte një njohje jashtë kamerave. Ky ishte momenti kur Andi dhe Tea treguan që ishin bashkë, por pas marrëdhënieve që u dolën Teas me Arbrin dhe Andit me Melisën, skenari u ngatërrua.

Ndërkohë, tashmë që programi ka përfunduar, ata janë bashkë dhe e deklarojnë me krenari të plotë, madje duke bërë publike hedhjen e një hapi më të rëndësishëm, atë të krijimit të familjes.

ANDI LË PAS IMAZHIN E DJALIT PROBLEMATIK, TREGON SE ËSHTË GATI TË KRIJOJË FAMILJE

Pa diskutim që djali me emrin Andi Shehu, që hyri në programin e njohjeve “Përputhen” për të gjetur të dashur e pse jo bashkëshorte, ishte më i komentuari për shkak të së shkuarës së tij dhe jetës jashtë kamerave.

 

Por duket se tasmë e ka hedhur pas kraëve gjithçka, duke nisurnjë jetë krej të re ndërsa po mendon krijimin e familjes së tij. Gjithçka nisi kur u transmetuan skenat nga takimi me konkurrenten tjetër, Shqipe Hysenaj, dhe kështu dolën në dritë detaje komprometuese të jetës së tij, që ishin lidhje që nga jeta intime e deri te problemet me drejtësinë.

E nisim me komentet që u bënë në rrjetet sociale në lidhje me statusin e tij, ndërsa thuhej se ishte i fejuar. Sipas burimeve të “Kryefjala News” e fejuara e Andit quhej Leutrime, me origjinë nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Suedi. Andi dhe vajza dukeshin tepër të dashuruar dhe gjithashtu në dorën e vajzës dallohej edhe unaza e fejesës.

Nuk dihej nëse ishin ndarë nga njëri-tjetri tashmë që ai kishte hyrë në programin e njohjeve dhe po ashtu nuk dihej nëse produksioni i “Përputhen” ka pasur dijeni për këtë fakt. Më herët, gjatë emisionit kur diskutohej takimi i tij me Tean, Andi kishte pohuar se nuk kishte pasur kurrë të bënte me vajza pak të mbushura në fizik, ndërkohë që komentuesit evidentuan faktin se fotot e së fejuarës së tij tregonin të kundërtën.

Por statusi i Andit ishte vetëm një arsye për të plasur thashethemet në lidhje me jetën e tij jashtë një programi njohjesh me skenar. Problemet me drejtësinë ishin një tjetër anë e errët e këtij djali simpatik, që ka pushtuar rrjetet sociale për muaj më rradhë. Nisur nga fakti që ka qenë shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private, ai ka treguar vetëm se ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe kur është pyetur se çfarë pune bënte, thjesht është shtangur.

Sipas komentuesve, Andi ose ndryshe Armandi nuk paska faj që s’do të flasë para kamerave, sepse e shkuara ka qenë paksa e errët. Sipas disa portaleve, në 2015-ën Armand Shehi, ndryshe Andi, në moshën 21-vjeçare ishte dëbuar nga zona e Bolxanos në Itali, pas një sherri me policinë ku kishte plagosur dy prej tyre.

Në zonë, ai ishte njohur si problematik që në moshën 17- vjeçare pasi sipas një portali “Durrësi lajm” ai shiste drogë, ishte bërë pjesë e disa vjedhjeve me dhunë dhe shpeshherë ishte ngatërruar në sherre apo konflikte të ndryshme.

Derisa në 2015- ën ndodhi dhe deportimi i tij drejt Shqipërisë. Pas këtyre lajmeve të verteta ose jo, të gjithë ata fansa që ai bëri për vete me shfaqjen në ekran, u habitën me anën tjetër të medaljes së Andit, që u prezantua si intelektual, ndërkohë që realisht paska qenë rebel i madh në adoleshencë. Ndërkohë, në lidhje me të gjitha këto thashetheme që kanë dalë për Andin, reagoi në një koment në rrjetet sociale nëna e tij, Etleva, e cila mohoi vërtetësinë e lajmeve.

E në kulmin e këtyre thashethemeve Andi Shehu ishte në tentativë për “përputhje” me Shqipe Hysenajn, e para në flirtimet për hir të ekranit, pasuar nga Tea, e duke mbërritur te Melisa.

Ai takim i parë ishte i destinuar të ndodhte që në javët e para të emisionit, por gjërat morën një tjetër rrjedhë. Megjithatë, takimi i shumëpritur u transmetua dhe nuk munguan flirtimet dhe kunjat. Pjesën e tretë të takimit ata kishin zgjedhur ta realizonin në një fushë golfi, por Shqipja nuk e humbi rastin ta thumbonte Andin, duke përdorur topat e lojës.

“Unë do rri siç jam dhe ti do vish të më puthësh te qafa ose në faqe”, i tha ai Shqipes, dhe kështu në tentativë për ta puthur u duk qartë që ata pëlqeheshin jo pak.

Ndërsa luanin golf, Shqipe i tha: “Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat!”, një frazë që bëri xhiron e rrjetit. Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, kishte fituar vëmendjen e të gjithëve në emisionin “Përputhen”.

Çifti i parë ishte krijuar pasi ishte kryer takimi i parë mes Shqipes dhe Andit, sytë e të cilëve shkëlqenin gjatë bisedës së njohjes. Por nuk mungoi momenti kur vajza nga Tropoja i vendosi ‘ultimatum’ Andit duke i thënë: “Duke qenë se jam shumë person territorial, e dua një gjë dhe e dua për vete. I parapëlqej meshkujt kur janë shumë të vendosur. Nëse bën takim me mua dhe ndonjë tjetër, duhet ta dish se ku tërheq më shumë që me të parën”.

Ndërsa Andi iu përgjigj fare thjesht duke i thënë: “Mos më lër hapësirë që të kem sy për të tjera!”. Kështu dukej sikur po vendoseshin pikat mbi “i” mes tyre për t’u pasur nga sagë e vërtetë mes tij dhe Teas, e cila u deklarua me Andin dhe u pa në krah të djalit nga Kosova.

Këto ishin flirte me skenar për programin, ndërkohë të shohim si do të vazhdojë kapitulli me Melisën, me të cilën kanë bërë plan të martohen dhe të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.